Vrasja në Rrëshen/ Ish-drejtor në Bashki, pronari i lokalit dhe një kalimtar, identifikohen personat që mbetën të plagosur!

26 September 2023, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Rrëshen/ Ish-drejtor në Bashki, pronari i lokalit dhe
Ilir Bardhoku/ Olti Gjini/ Indrit Bardhi

Merr përmasa edhe më të rënda ngjarja e ndodhur paraditen e kësaj të marte në Rrëshen, ku u vra në atentat 59-vjeçari Martin Bardhi.

Në një njoftim të dytë për mediat, policia  e Lezhës tha se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 3 qytetarë, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital.

Të plagosurit janë Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi, ky i fundit mësohet se është i afërm i viktimës.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi, ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi, të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video