Kapriçot e motit/ Vjen “dimri” në Pranverë, dëbora zbardh Qafën e Llogarasë

9 April 2023, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapriçot e motit/ Vjen “dimri” në Pranverë,
Llogaraja

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu këtë të dielë, ndërsa reshje dëbore kanë rënë në 800 metra mbi nivelin e detit.

Siç shihet në fotot e mësipërme, Qafa e Llogorasë është zbardhur nga dëora dhe temperaturat janë të ulëta. Deri më tani nuk raportohen probleme me qarkullimin dhe rruga është e kalueshme. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit është hedhur kripë.

Edhe pse jemi në prill, moti ka marrë një kthesë të befasishme prej disa javësh.


Video