Jetonte me motrën të cilës i kishte vdekur burri, humb jetën në aksident shqiptari në Greqi

15 July 2022, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jetonte me motrën të cilës i kishte vdekur burri, humb jetën
Viktima e aksidentit

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi. 

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari po kthehej nga puna kur është përplasur me një taksi e për pasojë ka humbur jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kardamena.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy turistë e shoferi i taksisë, të cilët janë dërguar në spital.

Mësohet se dy vite më parë 23 vjeçarit i kishte vdekur burri i motrës së tij dhe për këtë arsye jetonte me këtë të fundit.


Video