Një mjeke nga Durrësi ka humbur jetën në një aksident tragjik jashtë Shqipërisë. Viktima është shtetasja Edna Sali
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Mjekut Durrës. Doktoresh Edna i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi specializimin në Gjermani.
Urdhri i Mjekut Durrës shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të mjekes Edna Sali, për shkak të një aksidenti automobilistik jashtë Shqipërisë.
Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve.
Doktoreshë Edna Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.
Më pas u largua drejt Gjermanisë, për tu specializuar.
Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!