
Sot vendi ynë do të preket nga kushte relativisht të paqëndrueshme të motit. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe i alternuar me vranësira mesatare dhe herë pas here të dendura, ku këto të fundit do të jenë më të theksuara në relievin malor në lindje.
Gjatë orëve të mesditës deri në pasdite, në zonën veriore, në qendër dhe në relievin malor në lindje dhe jug të vendit, reshje të herëpashershme dhe me intensitet të ulët.
Në relievin e lartë malor në veri, lindje dhe jug të vendit, reshje të izoluara në formën e stuhive afatshkurtra. Era do të fryjë nga jugperëndimi në juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe luginës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.
Valët në detet Adriatik dhe Jon do të jenë me forcë 3-4 ballë.