Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi.
Alban Muço kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë.
Këta persona, të mashtruar nga pretendimet e tij, paguanin vetë strehimin, ushqimin dhe karburantin e automjetit, me bindjen se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.