Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë

11 August 2025, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë

Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës mesditën e kësaj të hëne.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video