Ish-këshilltari i Metës: Ka mangësi në hetimin e SPAK ndaj inceneratorëve

19 May 2023, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-këshilltari i Metës: Ka mangësi në hetimin e SPAK ndaj
Bledar Dervishaj dhe Julian Mërtiri

Ish-këshilltari ligjor i ish presidentit Ilir Meta, Bledar Devishaj ka deklaruar se SPAK ka shumë mangësi në hetimet për çështjen e inceneratorëve, teksa ka folur në lidhje me pretencën e dhënë ditën e djeshme në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Dervishaj deklaroi se ka marrë masa ekstreme të nxituara pas veprimeve hetimore të nxituara.

Ai tha se dënimi po jepet me paragjykimet sikur ata janë shpallur fajtor për tre incenrastorënt, ndërkohë që tre çështjet po gjykohen të ndara dhe sipas tij, do ishte më e pranueshme që ato të bashkoheshin në një dosje të vetme.

“SPAK duket sikur vepron nën urgjenca. Ka veprime hetimore të nxituara, masa ekstreme të nxituara. Hetimi duhet të ishte bërë që në themel. SPAK nuk e hetoi në tërësi procesin, ka shumë mangeësi në hetim

Vlerësimi që duhet të bëjë organi i akuzës, duhet ta bëjë për secilin individ. Këtu janë 3 çështje të ndara. Kur trajton masën e dënimit duket sikur Prokuroia mendon dhe për këta dy të tjerët, por nëse ke këtë qasje atëhere duhet të ishte e pranueshme që çështjet të ishin bashkë. Se tek kjo pretencë presupozohet sikur janë fajtor dhe për dy inceneratorët e tjerë. Bëji të gjitha bashkë dhe jepi përgjigje dhe dyshimeve politike.

Të pandehurit duhen akuzuar në bazë të provave. Disa mbikëqyrësve  iu vishet kostumi i funksionarëve publik, siç është rasti i Dervishajt.  Në çështjen e inceneratorit të Fierit kam parë raste të çuditshme

Gjykata e Posaçme duhet ta vlerësojë gjënë e gjësë së gjykuar se një person të dënohet për një gjë që është gjykuar dhe është dhënë një vendim më parë është gjëja më e padrejtë që mund të ndodhë. Ky vendim të bëjë një vlerësim, nëse është e njëjta vepër me të njëjtat  vepra penale, atëhere s’ke pse e çon në burg. Gjykata e Posaçme të marrë kohë, se çështja është komplekse, dhe kur të marrë mbrojtjen për të pandehur t’i marrë nga një në ditë se dhe gjykatësi njeri është pas 3 orësh nuk ka mend të dëgjojë tjetrin.“ - u shpreh Bledar Dervishaj.


Video