“Ju keni puthur një vajzë minorene”, pranga shqiptarit në Londër: "No english, çfarë kam bërë?”

19 May 2023, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ju keni puthur një vajzë minorene”, pranga shqiptarit

Një shqiptar është arrestuar në Londër, pasi ka puthur në faqe një vajzë të mitur. Pamjet filmike tregojnë shqiptarin i cili mundohet me çdo kusht ti manipulojë, e madje shtiret sikur nuk e dinte gjuhën angleze.

Por dy oficeret e policisë kanë marrë situatën në dorë, e madje i kanë kërkuar një mjet identifikimi shqiptarit.

Ndonëse ai tha "No English”, policet i vunë prangat, për ta shoqëruar në rajonin e policisë e për t’iu përgjigjur gjestit të kryer, raporton "JOQ".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

"Mos kundërshto” ishin fjalët e një prej policeve, duke vënë në dijeni shqiptarin se po e dërgonin në rajonin e policisë për hetime të mëtejshme.

 


Video