Ish-prokurori Eugen Beci ngre shqetësimin: Po dënohen biznesmenët, a do bëhet ndonjëherë biznes në Shqipëri?

19 May 2023, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-prokurori Eugen Beci ngre shqetësimin: Po dënohen
Eugen Beci

Ish prokurori Eugen Beci i ftuar dje në Zona Zero në Top News ka ngritur një çështje që po bëhet mjaft shqetësuese me drejtësinë në Shqipëri.

Beci pohoi se pretenca e dhënë për çështjen e inceneratorit të Elbasanit është dhënë pa u bërë hetime dhe pa prova.

Ish prokurori ngriti alarmin se sipas këtij vendimi të SPAK biznesmenët në Shqipëri po dënohen njësoj sa zyrtarët që mendohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Ky vendim sipas tij frikëson biznesmenët për të bërë biznes në Shqipëri. Për këtë ish-prokurori sjell edhe një shembull.

"Në Shqipëri do bëhet më biznes apo jo? Në Shqipëri biznesmenët po dënohen më shumë se zyrtarët e lartë ose njësoj me zyrtarët e lartë, që mendohet se mund të kenë shpërdoruar detyrën.

Por kam një pyetje, në rast se do të duhet një biznesmen të kërkojë para organeve shtetëtore…. (ka aq para sa të blejë një tanks) dhe kërkon leje në drejtorinë e policisë për të lëvizur me një tanks ushtarak.

Drejtoria i jep leje për të lëvizur me këtë tanks ushtarak. Është faji i biznesmenit apo i policisë? Ky është problem që duhet të vlerësojë gjyakata, qoftë edhe te mënyra se si një person arrin të lidhë një kontratë me shtetin", thotë Eugen Beci në Zona Zero në Top News.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Për ish-deputetin e PS-së prokuroria ka kërkuar 4 vite burg.

Nga 10 vite burg ka kërkuar prokuroria për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjithë mund të përfitojnë ulje dënimi nëse dënohen nga gjykata. Në total për 9 të pandehurit SPAK ka kërkuar 57 vite burg.


Video