Atentati tek "Kodra e Diellit", merren në pyetje dy personat që çuan 39 vjeçarin në spital

31 October 2022, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati tek "Kodra e Diellit", merren në pyetje dy personat
Briken Sanaj njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj

Prokuroria vijon hetimet për atentatit e ndodhur mbrëmjen e së dielës, 30 tetor 2022, tek rezidenca  “Kodra e Diellit” në Tiranë. Grupi hetimor po verifikon të kaluarën e 39 vjeçarit nga Lezha mes Italisë dhe Shqipërisë.  

Policia e Tiranës po bashkëpunon me policinë e Lezhës pasi 10 vite më parë vëllai i viktimës ka plagosur një shtetas të familjes Kola në Lezhë për të verifikuar nëse vrasja e mbrëmshme ka lidhje me këtë ngjarje. Briken Sanaj njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj.

Anton Gjini dhe Emiljano Deda janë dy personat që e kanë shoqëruar të riun drejt spitalit të Traumës. Ata kanë dhënë deklarimet e tyre në polici dhe kanë shpjegur lidhjet me viktimën dhe dinamikën e ngjarjes. Briken Sanaj ka shkuar pa shenja jete në spital.

Atentati

Mësohet se kanë qenë dy grupe, njëri që ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të 39 vjeçarit dhe grupi tjetër që është afruar me makinë dhe ka bërë ekzekutimin e tij.

Në makinën tip Benz me targa AA 777GY që është gjetur duke u djegur në Qafë Kashar janë gjetur dhe gëzhoja të cilat janë sekuestruar dhe do ti nënshtrohen ekspertizës.


Video