Nga Elvis Demçe te Ermal Arapaj...Prokuroria e Antimafias kërkon 187 vite burg për bosët shqiptarë të drogës në Itali dhe “ushtarët” e tyre

31 October 2022, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Elvis Demçe te Ermal Arapaj...Prokuroria e Antimafias kërkon 187
Elvis Demçe

Zëvendësprokurorët e Antimafias në Itali, kërkuan gjithsej 187 vite burg në formë të shkurtuar për 16 të pandehurit e akuzuar si pjesë e mafies shqiptare. Njëzet vite janë kërkuar për Elvis Demçe, aleat i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”.

Po 20 vite burg janë kërkuar dhe për kreun e një tjetër organizate mafioze që vepronte në Itali, Ermal Arapaj, i cili sipas përgjimeve në vendin fqinj, është kundërshtar i Elvis Demçes.

Ata kanë pranuar uljen e një të tretës së dënimit sepse të pandehurit kanë zgjedhur procedurën e shkurtuar, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë do të gjykohen me proces të zakonshëm.

Në aktakuzën e tyre, të raportuar nga Corriere della Sera, prokurorët sqarojnë se “nuk kemi të bëjmë me një organizatë” statike “si të tjerat e përkushtuara ndaj trafikut të drogës, por me një fenomen tjetër, një organizatë me synime evidente ekspansioniste, me të cilën punon Demçe, me kujdes dhe mendjemprehtësi”.

Elvis Demçe, 36 vjeçari nga Fieri, cilësohet nga mediat në Itali si personi që kontrollonte trafikun e kokainës dhe hashashit në vendin fqinj. Përmes një artikulli të gjatë, publikohen të gjithë lidhjet e Demçes dhe shqiptarëve të tjerë me krerët e karteleve italiane.

“Elvis ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos janë ata të kartelit Medelin”, shkruante La Repubblica muaj më parë, kur Demçe u arrestua në janar 2022.

 


Video