Hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit që tronditi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, ku në zonën e Kodrës së Diellit u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj nga Lezha.
Në vitin 2015 vëllai i Sanajt kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Ndërkohë, familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti.
Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen.
Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Autorët kanë qenë në këmbë, kanë kaluar në një kodër jashtë rrethimit, ku i priste një makinë.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit, mësohet se Sanaj ka parkuar makinën në garazh dhe ka dalë në trotuar, ku autorët e kanë ndjekur më këmbë dhe dyshohet me maska dhe e kanë qëlluar me armë disa herë, tre plumba e kanë kapur në kokë.
Policia ka sekuestruar disa gëzhoja dhe provat hetinore në vendin e ngjarjes. Sanaj ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.