Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë

1 Maj 2023, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të
Tërmet

 

Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Greqi.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 18 km në jugperëndim të Janinë dhe ka patur një thellësi të ulët.

Tërmeti është regjistruar me orën vendase më 18:06 dhe me orën tonë më 17:06.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet jugore të Shqipërisë, por nuk raportohet në dëme në njerëz dhe ato materiale.

Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të


Vox Pop

Video