Grabitja e Rinasit, Renaldo Sula “lirohet” për pak kohë nga burgu (ARSYEJA)

1 May 2023, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitja e Rinasit, Renaldo Sula “lirohet” për pak kohë

Një prej të arrestuar për grabitjen në Rinasit, është liruar për pak kohë nga burg, bëhet fjalë për Renaldo Sulajn.

Ky i fundit ka dalë nga qelia pasi ka marrë pjesë në varrimin e një të afërmi, ai është shoqëruar nga policia nën masa të rrepta sigurie.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019, një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.


Video