I riu shqiptar vret turkun në Gjermani, autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve

28 June 2022, 22:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I riu shqiptar vret turkun në Gjermani, autoritetet kërkojnë
I riu shqiptar vret turkun në Gjerman

Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel.

Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof.

Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Sipas hetimeve nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110.

Policia gjermane iu bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin. Hoxha mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun.


Video