Abuzimi me tenderët/ SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor, merr të pandehur pedagogë e biznesmenë

28 June 2025, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzimi me tenderët/ SPAK përfundon hetimet për skandalin në
Universiteti Bujqësor, SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim detyre", në kuadër të procedurave të zhvilluara për prokurime publike në këtë institucion arsimor.

Aktualisht, dosja penale po përgatitet për t'u dërguar në gjykatë.


Video