Sulmi drejt Top Channel, Veliaj: Akt kriminal, mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes

27 March 2023, 10:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmi drejt Top Channel, Veliaj: Akt kriminal, mbështetje agjencive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar akt kriminal sulmin me armë drejt godinës së Top Channel, ku humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç.

"Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes", shkroi Veliaj.

 


Video