Tashmë është e konfirmuar. Roland Bejko do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Vendimin e ka marrë pak më parë Kryesia e partisë, teksa mbledhja vijon ende për të konfirmuar dhe kandidatët në bashkitë e tjera.
Roland Bejko ka qenë kryetar i degës së PD-së në Gjirokastër, ndërsa ka kandiduar edhe për deputet. Ai do i bashkohet garës duke qenë rival i Erion veliajt, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorit për Bashkinë e Tiranës.
Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani
1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan - Florian Qamo
3. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz - Bilbil Bajraktari
5. Lezhë - Sandër Marku
6. Krujë - Sabah Sheta
7. Dibër - Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi