Sulmi ndaj Top Channel me një viktimë, Alibeaj: Sulm i medias dhe fjalës së lirë

27 March 2023, 10:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi ndaj Top Channel me një viktimë, Alibeaj: Sulm i medias dhe
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për sulmin gjatë natës në Top Channel ku mbeti viktimë Pal Kola, roje. Ai u shpreh se ky ëhstë një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë.

Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, shkruan Alibeaj.

 


Video