I dënuar për vrasjen e një të moshuari 13 vite më parë, korçari kthehet në atdhe për të vuajtur dënimin e mbetur

24 April 2024, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar për vrasjen e një të moshuari 13 vite më
Foto ilustruese

Një korçar i dënuar me 6 vite burg për një vrasje të ndodhur 13 vite më parë është vetëdorëzuar në doganën e Kapshticës, për kryerjen e dënimit të mbetur, përkatësisht 4 vite, 11 muaj dhe 18 ditë.

Bëhet fjalë për shtetasin Edison Demiri, i cili në vitin 2011 në fshatin Pojan të Korçës, së bashku me Bledian dhe Marinel Demirin, plagosën rëndë duke i shkaktuar vdekjen 78-vjecarit Ali Zeneli.

Njoftimi i policisë Korçë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen", kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Video