SKANDAL i radhës në Policinë e Shtetit, ja çfarë paralajmëron eksperti!

24 April 2024, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDAL i radhës në Policinë e Shtetit, ja çfarë
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, me anë të një statusi në Facebook, paralajmëron një skandal tjetër në Policinë e Shtetit.

Karamuço shkruan se do ketë një dosje me shpërdorimin e detyrës në dhënien e gradave në polici.

Reagimi i Ervin Karamuçës:

Pas ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit.

SKANDAL i radhës në Policinë e Shtetit, ja çfarë

Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie...

Kujtojmë se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit.

Hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS./VoxNews


Video