Frika për deportim në Ruanda, ‘zhduken’ emigrantët në Britaninë e Madhe, mes tyre 1633 shqiptarë

24 April 2024, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Frika për deportim në Ruanda, ‘zhduken’ emigrantët
Foto ilustruese

Emigrantët e paligjshëm që do përballen me kthimin në Ruandë po anashkalojnë kontrollet e Home Office për vendndodhjen e tyre.

Druhet se mijëra emigrantë në Britani mund të jenë zhdukur gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Shifrat, tregojnë se 5,584 emigrantë të liruar me kusht refuzuan kontrollet 56,243 herë mes 1 janarit dhe 31 marsit.

Rreth 1,633 shqiptarë shmangën 16,028 kontrolle, të cilat kryhen rregullisht me telefon, në internet ose ballë për ballë në komisariatet e policisë. Qeveria tha në fund të shkurtit se më shumë se 33,000 emigrantë të paligjshëm ishin në atë kohë me kusht, dhe për këtë arsye mund të largoheshin në Ruandë.

Kjo do të thotë se një në gjashtë nga ata që ka të ngjarë të dërgohen në Ruandë gjatë verës, kanë thyer rregullat e lirimit me kusht dhe mund të jenë arratisur.

Një dokument zyrtar i Zyrës së Brendshme vitin e kaluar paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së ëmigrantëve "nëse aftësia për të gjurmuar njerëzit tejkalohet nga kërkesat e mëdha".

“Koha e kaluar midis humbjes së kontaktit me individët dhe fillimit të përpjekjeve për gjetjen e tyre mund të jetë e gjatë. Sa më pak kohë të kalojë një person në MB, aq më e vogël është mundësia për gjurmimin e tij', thuhet në dokument./Daily Mail


Video