Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar t’i japë fund jetës, duke bërë çarçafin si litar për tu varur.
Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.
Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.
I burgosuri ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt këtij akti.