Kthehet në tragjedi arrestimi në Tiranë, Kristian Fusha grabiti shtëpinë e kunatës, vret veten e fejuara 17-vjeçare

23 August 2022, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kthehet në tragjedi arrestimi në Tiranë, Kristian Fusha grabiti

Ka marrë përmasat e një tragjedie vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha në Tiranë.

Gjykata caktoi masën burg për 27-vjeçarin, pasi vodhi kasafortat e kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij,  Samanta Prelë Vitaj nuk e ka përballur ngjarjen duke vrarë veten.

17 vjeçarja ka pirë fostoksinë.

Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe.

Fusha ka thënë në Prokurori se se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën. Pas vjedhjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.

Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.

 


Video