Fyenin qytetarët në rrugë, arrestohet 27-vjeçarja në Bilisht, nën hetim motra e saj

23 August 2022, 17:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fyenin qytetarët në rrugë, arrestohet 27-vjeçarja në
Bilisht

Policia ka arrestuar një vajzë në Bilisht për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja Dezi Arapi, bashkë me motrën e saj, Xhesikën në orët e para të mëngjesit kanë dalë me makinë në qytet duke fyer qytetarët që kalonin në rrugë. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe me policinë, duke e kundërshtuar me dhunë.

Prokuroria ka marrë tashmë në dorëzim materialet dhe do të hetojë në gjendje të lirë motrën tjetër, 23 vjeç.


Video