I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Brajoviç

24 September 2025, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, Apeli i Posaçëm
Denis Brajoviq

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Brajoviq akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar ne muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Brajoviq ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky Ecc, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq.

Madje ky i fundit pasi kreu vrasjen, informoi Ervis Martinajn, i konsideruar si “mbreti i kumarit”. Ky i fundit rezulton person i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022


Video