Humb prej dy ditësh 26 vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë pas denoncimit në polici

23 April 2023, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humb prej dy ditësh 26 vjeçari në Tiranë, familjarët

Jezus Pane, 26 vjeç nga Tirana, banues në Allias, Tiranë, ka humbur kontaktet që prej datës 21 prill 2023 me familjen e tij. Atë ditë doli nga shtëpia me një biçikletë blu dhe familjes i tha se do të shkonte në Lezhë tek një shoku i tij, por pa dhënë emra konkretë.

Familja thotë se kohët e fundit ka qenë i shqetësuar, por nuk ka probleme të shëndetit mendor apo konflikte me ndonjë person. Nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë.

Familja ka bere denoncim në Komisariatin nr. 4 në Tiranë. Policia ka thënë se nuk është i ndaluar në asnjë komisariat dhe nuk rezulton në asnjë spital.

Në foton e mëposhtme është xhupi që ai kishte veshur kur është parë për herë të fundit.  Kush e shikon është i lutur të kontaktojë në numrin e familjarëve:  069 671 6569


Video