Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

U mbajt sot seanca për katër policët e arrestuar në pikën e kalimit kufitar Kapshticë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjykata ka vendosur vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe pezullim nga detyra për të katërt policët.
Ndërsa Valmir Balliu, drejtuesi i mjetit, ku u gjet droga është lënë në ‘arrest në burg’.
Dy ditë më parë agjencitë e mbikëqyrjes policore arrestuan katër punonjës të policisë së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.
Ata lejuan kalimin ka kontroll të një automjeti që kishte një sasi të konsiderueshme heroine në makinë.