Hetimet e prokurorisë braziliane kanë zbuluar se hakerat që i vodhën llogarinë në rrjetet sociale Zonjës së Parë të Brazilit, përdorën internet nga Shqipëria.
Janja da Silva, bashkëshortja e Luiz Inácio Lula da Silva, humbi llogarinë e saj në rrjetin social “X”, të njohur më parë si Tëitter, pas një sulmi nga një grup hakerash.
Policia tha se bastisi shtëpinë e një 25-vjeçari të dyshuar, dhe zbuloi se interneti që ai përdorte kishte lidhje në Shqipëri.
Në fakt, hakeri ishte duke përdorur “VPN”, “Rrjet Privat Virtual” që e maskon linjën e internetit duke e bërë më të vështirë të gjurmohet origjina se nga kryhet sulmi, në këtë rast ishte përzgjedhur Shqipëria.
Por 25-vjeçari mohoi të kishte kryer sulmin, dhe tha se arsyeja pse përdorte VPN në Shqipëri, ishte për të shmangur reklamat brenda lojërave “online” që ai luante.