Hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve dhe ‘sfidojnë’ Ramën: Ende s’e beson që kemi akses?

4 December 2022, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve dhe
Hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve dhe ‘sfidojnë’ Ramën

Pas disa kohësh heshtjeje, hakerat iranianë kanë publikuar sot listën e zgjedhësve shqiptarë.

Në publikimin e sotëm, në rrjetin social, Telegram, ata kanë sfiduar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit pati deklaruar më herët hakerat nuk kanë asnjë të dhënë sensitive.

Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh, si dhe cilës bashki i përkasin.

Hakerat gjithashtu krah dosjes së publikuar kanë bashkangjitur edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Ende s’e beson që kemi akses?”, shkruajnë ata, referuar dhe deklaratës së dhënë së kryeministrit Edi Rama më herët ku tha se gjatë sulmeve kibernetike në sistemet shqiptare, hakerat nuk kanë arritur të marrin të dhëna sensitive.

 

Hakerat iranianë publikojnë listën e zgjedhësve dhe

Më herët, hakerat iranianë publikuan kanë publikuar një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë.

Ata kanë publikua edhe të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu faqja Homeland Justice, publikoi dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH Oljan Kanushi.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.


Video