Goditi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë!

24 June 2025, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë!

Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Tiranës më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike.


Video