Gjyqi në Hagë, trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm dhe trajtimi çnjerëzor ndaj së paku 385 personave

16 September 2026, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjyqi në Hagë, trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i
Gjykatësi Charles Smith

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Gjykatësi Charles Smith: Në 14 komuna anëtarë të UÇK kryen veprime ose mesveprime për heqjen e lirisë për 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime, që e bën arbitrar e ndalimin e tyre. ZPS vërteton se është kryer krimi i luftës ndaj së paku 385 personave

348 persona u trajtuan mizorisht dhe 308 u torturuan.

U krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, të ndaluarit u mbajtën në ndërtesa, stalla, bagëtish, shkolla. Nuk kishte shtroja dhe mbuloja, të ndaluarit flinin në dysheme, nuk kishin ujë dhe ushqim mjaftueshëm.

Trupi gjykues konstatoi se shumë anëtarë të UÇK-së i keqtrajtuan fizikisht personat e ndaluar. Në disa raste, të ndaluarit detyroheshin të rrihnin njëri-tjetrin. Anëtarët e UÇK-së u shkaktuan të ndaluarve edhe vuajtje psikologjike dhe, në shumë qendra ndalimi, atyre u thuhej se do të vriteshin. Gjykata konstaton se këto veprime tregojnë të paktën se personat e përmendur në aktgjykim synonin t'u shkaktonin atyre dhimbje fizike" tha Smith. 

 


Video