Gjykata refuzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës “arrest me burg”

13 December 2024, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata refuzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i artë”.

Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.

Për Çelën një masë e dytë sigurie “arrest me burg” është në fuqi si drejtues i një organizate kriminale. 


Video