Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

26 July 2024, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën për 21 Janarin, ia
SPAK regjistroi "21 Janarin"

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për 21 Janari dhe ia ka dërguar dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme.

Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai i tij, Mark Nika.

 


Video