Zbardhet dinamika e plotë/ Nga debati te shkëmbimi i plumbave, si u plagosën tre kushërinjtë, polici hapi zjarr pasi...

25 July 2024, 23:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet dinamika e plotë/ Nga debati te shkëmbimi i plumbave, si u
Sherr për pronën mes kushërinjve në Krujë, 3 të plagosur me armë

Konflikti për pronësinë e një sipërfaqe toke ka shkaktuar tre të plagosur në Mamurras të Krujës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras.

Raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur më pas efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj.

Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Plumbat e armës së efektivit nuk kanë mbetur pa përgjigje, pasi kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri.

Për pasojë efektivi i Rrugores ka mbetur i plagosur, ndërsa nga pala tjetër janë plagosur Fatos Sela dhe Adrian Sela.

Të tre janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video