Kushërinjtë qëllojnë me armë njëri-tjetrin në Krujë, njëri prej tyre punonjës policie

25 July 2024, 22:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushërinjtë qëllojnë me armë njëri-tjetrin në
Foto ilustruese

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Mamurras të Krujës mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar mes tyre dhe kanë plagosur njëri-tjetrin me armë.

Të dy janë plagosur në këmbë dhe janë dërguar në spital.

Njëri prej të plagosurve është punonjës policie.

Efektivi Sahit Ahmetaj (Sela) ka përdorur armën e shërbimit ndaj kushëririt Adrian Sela, ndërsa më momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e konfliktit mes kushërinjve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Njoftimi paraprak i Policisë së Krujës:

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video