Shtyhet seanca paraprake e “Sterilizimit”, mungon një prej avokatëve. Beqaj: Aktet përmbajnë të pavërteta

26 July 2024, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca paraprake e “Sterilizimit”, mungon një prej
Ilir Beqaj

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.

Për herë të parë në sallë, ish ministri i shëndetësisë, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Ish ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej më veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë shkak i pezullimit te akteve te paraburgimit për te gjithë te pandehurit.

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.


Video