Gjykata e Lartë ka vendosur ekstradimin e shtetasit Frauk Ozer drejt Turqisë, i njohur ndryshe si bosi i kriptomonedhave.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke dhe u arrestua më 30 gusht në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit. Aktualisht ai ndodhet i paraburgosur tek 313-ta në Tiranë
Faruk Ozer akuzohet se është kreu i skemës gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex. Nën hetim nga Prokuroria turke janë 21 të pandehur, mes tyre edhe Frauk Ozer. CEO i kësaj platforme, Faruk Fatih Ozer, akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz. Dyshohet se janë grabitur rreth 2 miliardë dollarë.
Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.