Janë zbardhur detaje të reja nga rrethanat se si ndodhi vrasja me thikë në në kryeqytet rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se gjithçka ishte një plan i mirëfilltë hakmarrje nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ndaj Stiven Toshkezi, 20-vjeç.
Mësohet se Maze dhe Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkëzi në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditure menjëherë me thikë pas shpine duke i shkaktuar plagë të rënda. 20-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t'u mbijetonte dot plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit. Për këtë shkak, dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe 20-vjeçari i kishte rrahu dy adoleshentët. Ata morën hak natën e kaluar duke i zënë pritë dhe e vranë.