Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryeministri Rama lë spitalin

18 April 2023, 08:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryeministri Rama lë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri mbrëmjen e 17 prillit për heqjen e apendicitit.

Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje.

Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.


Video