E rëndë/ Sherr me thika në Tiranë, humb jetën 20-vjeçari (EMRI)

18 April 2023, 07:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Sherr me thika në Tiranë, humb jetën
Pamje nga vendngjarja

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Mësohet se Stiven Toshkesi është qëlluar me thikë pas një sherri dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si Ensi Maze, 18 vjeç, dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç.

I riu u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Video