Gjobëvënie në portal, të tjera denoncime nga policët ndaj zyrtarëve të AMP dhe gazetarit: Na prishën imazhin…

31 May 2024, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjobëvënie në portal, të tjera denoncime nga policët
Kushtrim Selimi

Drejtues të Policisë së Shtetit kanë kallëzuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ish-shefin e këtij institucioni, Kushtrim Selimi, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj tij kanë ngritur kallëzim penal drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi dhe kreu i AMP Durrës, Bujar Delialliasi

Kallëzimet ndaj tij janë bërë lidhur lajmet e publikuara nga Kushtrim Selimi së bashku me vëllain e tij në SHISH, për denigrimin e drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

Ish-shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi akuzohet se përmes një portali publikonte shkrime denigruese ndaj drejtuesve të Policisë.

Kushtrim Selimi mësohet se financonte portalin shqipnews.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin, Ervis Hasanaga.

Ata publikuan shkrime të rreme për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupin, dhe kreun e AMP-së, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.


Video