Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit

31 May 2024, 10:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, si paraqitet gjendja shëndetësore e
Avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ndodhet në koma, i intubuar.

Gjendja shëndetësore e avokatit duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët.

I kontaktuar nga Top Channel, shefi i shërbimit të Neurokirugjisë Prof. Dr. Fatos Olldashi tha se, “përsa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën.

Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të trurit, do të tentohet zgjimi i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi”.

Ndërkohë, dje është zbardhur edhe dëshmia e njërit prej autorëve, Dorjan Aliaj, i cili tha se sulmi ishte planifikuar nga Dritan Nano i cili ishte organizatori dhe porositësi dhe se kishin ditë që vëzhgonin lëvizjet dhe komunikonin me njëri tjetrin për këtë.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.

Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.

 


Video