GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Ballukut!

28 March 2026, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill
Belinda Balluku

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 9 prill rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Do të jetë gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë.

Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.

Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.


Video