Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në fshatin Zhulat, Gjirokastër.
Dyshohet se i moshuari që jetonte i vetëm në banesë është vetëvarur.
Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Zhulat, Gjirokastër, është gjetur në banesë, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. H., 76 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.