"Kam sakrifikuar gjithë jetën, ngrihemi në 5 të mëngjesit e punojmë", banorët e Bërxullës: Jemi denoncuar në prokurori

30 April 2023, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kam sakrifikuar gjithë jetën, ngrihemi në 5 të
Banor i Bëxullës

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë. Ata protestojnë në aksin Thumanë-Kashar.

Kryeplaku i fshatit, ka treguar sot, që janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori.

Banorët thonë që ndihen të rrezikuar, pasi duan t’i “fusin në burg”, për shkak të protestave të tyre. Sipas tyre, janë duke u bërë veprime jo legjitime nga ana e shtetit.

Kërkesat e tyre, janë që të zbatohen rregullat e përcaktuara nga ligji, që u mundëson atyre, kompensimin e mjaftueshëm, nga pasojat e projektit. Nga Hipoteka, thonë ata, po bëhen dokumenta me sy mbyllur.

“Nuk do dorëzohemi ndaj këtij projekti”, sakaq kanë thirrur dhe kryeministrin Rama për një bisedë së bashku.

Banorja e Bërxullës: Unë jam protestuesja nga 1 tetori deri më sot 30 prill. kam 45 vjet që përdor këto ilaçe për një muaj. Janë për astmën, për alergjinë. Kjo është për zemrën, për tension dhe hollues gjaku. Për tiroiden, për reumatizmin dhe kjo për veshin e mesit. Këto ilaçe që përdor unë dhe karamele e çokollata t’i hash për një muaj janë të dëmshme, jo më këto ilaçe. Populli shqiptar ta marrë vesh, shteti shqiptar ta marrë vesh, i gjithë ky hall që më ka rënë më ka rënë nga shteti jo nga Zoti. Zoti më jep durimin, kurajën. Ju falënderoj ju mediat që dëgjoni zërin tim që shteti nuk e dëgjon. Unë sot një nënë 63-vjeçare të dalë në të gjitha mediat, a ka më turp e padrejtësi, për gjithë ato sakrifica që kam kaluar në jetën time.
Të më japë dëmshpërblim për banesën, të na bëjnë rrugën, të na bëjnë nënkalim.
Ky shtet më hajduti në 30 vjet. Shteti shqiptar ta bëjë mend mirë. Kur të vijë te shtëpia ime ta bëjë mend mirë.

Bashkëshorti: Ne nuk heqim dorë. Do qëndrojmë. Jetojmë me bujqësi. Ngrihem në 5 të mëngjesit për të punuar. Sot kanë shkuar çmimet në qiell, a bëhet një shtëpi sot? Mezi e ndërtuam. Hajde zotëri ballafaqohu, më jep një të drejtë. Unë nuk jam ai që s’dua rrugën. Nuk shembet shtëpia me forcë, vetëm me ligj. Të gjitha instancave i jam drejtuar. Me sakrificë çdo gjë. Në spital, e me bujqësi. I kam ndërtuar me djersë. Nuk ka burrë nëne që ma shemb shtëpinë mua.

 


Video