Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në rrugët e Tiranë, ndërsa dyshohet si pasojë e një ataku kardiak. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, ndërsa viktima ka inicialet D. K..
Njofimi i policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.