Kafja me vëllanë dhe sufllaqja e pakonsumuar, çfarë ngeli pas nga vrasja e Iliaz Çalit

5 April 2022, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kafja me vëllanë dhe sufllaqja e pakonsumuar, çfarë ngeli
Viktima i mbetur i vrarë në autostradën Tiranë-Durrës, Iljaz Çali

Dy ditë pas ekzekutimit të Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, mediat shkruajnë  se policia dhe prokuroria kanë  kanë pak ose aspak prova në dorë.

Autorët nuk kanë lënë asnjë gëzhojë në vend, ndryshe nga atentatet e tjera ku ka patur makina të djegura. Detaj që e bën këtë atentat të ndryshëm nga ngjarjet e tjera.

Autorët kanë përfituar nga errësira në rrugë duke u zhdukur menjëherë pas ekzekutimit të Iljaz Çalit, ka humbur jetën prej dy plumbave të marrë në trup, ku njëri i ka shkaktuar dëmtime në pjesën abdominale, kurse tjetri në qafë duke mos i dhëën asnjë mundësi shpëtimi.

Rezulton se 37-vjeçari Iljaz Çali kishte pirë një kafe me të vëllain Zeqirin në një nga zonat e Tiranës dhe më pas është nisur për në shtëpi. Gjatë rrugës ai ka marrë edhe një sufllaqe në një “fast food” në rrugën e Elbasanit, i cili u gjet nga policia i pakonsumuar në makinë.

Prokuroria po heton ne disa pista për vrasjen e Çalit, ku njëra prej tyre është ajo e konfliktit për shkak të kromit në Bulqizë, pasi Çali me të vëllanë kanë një kompani që nxjerr këtë mineral. Në dëshminë e tij, vëllai i Iljazit, Zeqiri ka deklaruar se kanë patur konflikt me dy persona për shkak të kromit, ku njëri prej tyre i ka vëllezërve 1 milion dollar borxh.


Video