Dy ditë pas ekzekutimit të Iliaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, detaje të reja kanë dalë në dritë, ndonëse provat janë të pakta nga vendi i krimit.
Mësohet se autorët që e kanë qëlluar 37-vjeçarin nga një makinë e cila ecte paralelisht me mjetin e tij në autostradë, nuk kanë lënë asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes. Më pas ata u larguan në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga errësira në zonë.
Familjarët e Iljaz Çalit thanë për togat e zeza se vrasësi duhet të kërkohet tek personat që i kishin marrë borxh 37-vjeçarit, ka fokusuar policinë në hetimin e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje të paktën dhjetë persona, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D., për të cilin familjarët e viktimës pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh. 50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin. Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. Sipas 50-vjeçarit RR.D., kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk ështe hequr që andej. Mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe pretendonte se mbrëmjen e së dielës ishte në banesë.
Kujtojmë se një ditë më parë vëllai i viktimës, Zeqir Çali tha se ata si familje nuk kanë hasmëri me askënd, por u kanë borxh persona të tretë një shumë prej 1 mln dollarë.